Mposhtën Argjentinën, futbollistët e Arabisë Saudite shpërblehen me nga një...

Futboll

Mposhtën Argjentinën, futbollistët e Arabisë Saudite shpërblehen me nga një...

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 13:36
Mposhtën Argjentinën, futbollistët e Arabisë Saudite shpërblehen me nga një...

Pas fitores kundër Argjentinës, të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite do të shpërblehen me nga një makinë tip “Rolls Royce”. Ky shpërblim do të jepet nga princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud.

Pas fitores 2-1,  Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli një festë publike në vend për të shënuar fitoren mahnitëse të kombëtares.

Skuadra tani kryeson Grupin C me tre pikë pas fitores së tyre ndaj amerikanëve të jugut.

Nesër në orën 14:00, ata do të përballen me Poloninë e Levandovskit.

Sipas Harian Metro, kjo nuk është hera e parë që mbretërit e Arabisë Saudite u japin një Rolls Royce lojtarëve të tyre.

Në vitin 1994, sulmuesi i saj Said Al-Owairan, i cili shënoi një gol kundër Belgjikës që u konsiderua si një nga golat më të mëdhenj të Kupës së Botës të të gjitha kohërave, mori gjithashtu një shpërblim të ngjashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat