Irani bën çmendurinë, Gareth Bale kokulur

Futboll

Irani bën çmendurinë, Gareth Bale kokulur

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 nëntor 2022 Në ora: 10:56 Përditësuar në ora: 13:02 më 25.11.2022
Pamje nga ndeshja

Irani bën çmendurinë! Kartoni i parë i kuq

Uellsi i futbollistit Gareth Bale është mposhtur në përballje me Iranin.

Uellsi dhe Irani lojë e fortë por iranianët fituan me rezultat 2:0 në kuadër të Grupit B të Kampionatit Botëror.

Uellsi regjistron humbjen e parë pas atij barazimit 1:1 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani shënon fitoren e parë pas humbjes 6:1 nga Anglia. 

Në minutën e 12-të, portieri i Iranit, Hosseini, ka bërë një pritje spektakolare. Moore godet bukur por portieri iranian tregon klasin e tij.

Pjesa e dytë dinamike, Irani ofensivë dhe dy herë ka qëlluar shtyllën e rivalit. Përveç i kësaj u dha edhe kartoni i parë i kuq deri me tash në kampionat që po mbahet në Katar. 

Në minutën e 52-të, Sardar Azmoun (Iran) gjuan nga afër, por topi përplaset në shtyllë.

Pas pak sekondave (52') Ali Gholizadeh (Iran) i pafat, goditja e tij godet shtyllën e djathtë.

Në minutën e 53-të, Sardar Azmoun (Iran) prapë i pafat, dërgon topin drejt mesit të portës por portieri Wayne Hennessey tregon aftësinë e tij duke bërë një pritje të shkëlqyeshme.

Saeid Ezatolahi (Iran) në minutën e 73-të godet fuqishëm por portieri Wayne Hennessey bën një pritje mahnitëse dhe shpëton gol të sigurt.

Në minutën e 85-të, Uellsi mbetet me një lojtar me pak në fushë, portieri Wayne Hennessey përjashtohet direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër jashtë 16-shit dhe në veprimin e fundit të lojtarit iranian.

Zëvendësuesi Roozbeh Cheshmi ka shënuar për 0:1 në minutën e 90+9, 0:1.

Në minutën e 90+11, 0:2 për Iranin. Autor i golit Ramin Rezaeian.

Anglia kryeson me 3 pikë në Grupin B, pasojnë Iranin 3, Uellsi 2 dhe SHBA 1. 

Më 29 nëntor takohen: Uellsi (20:00) - Anglinë dhe Irani - SHBA (20:00).

Uellsi - Irani 0:2

Kartona të verdhë: Rodon - Rezaeian, Jahanbakhsh.
Shënues: Cheshmi (90+9’), Rezaeian (90+11’)
Kartoni i kuq: Hennessey.
Uellsi: Hennessey - Mepham, Rodon, B. Davies - C. Roberts (Johnson 57'), N. Williams, Ampadu, Ramsey (Ward 88'), Wilson (James 58'), Bale, Moore.
Irani: Hosseini - Ezatolahi (Karimi 83'), Pouraliganji, Hosseini - Rezaeian, Mohammadi, Gholizadeh (Jahanbakhsh 77'), Nourollahi (Cheshmi  78'), Haji Safi (Torabi 77') - Taremi, Azmoun (Ansarifard 68').

Irani shënon

(E plotësuar) - Irani në epërsië me 1:0.

90' Fundi i ndeshjes, Uellsi - Iran 0:0.

89' Pa gola.

85' Portieri i Uellsit Wayne Hennessey ndëshkohet me karton të kuq.

80' Nuk ka gola, Irani shumë i rrezikshëm.

Uellsi - Irani 0:0

Kartona të verdhë: Rodon - Rezaeian, Jahanbakhsh.

Kartoni i kuq: Hennessey.

Uellsi: Hennessey - Mepham, Rodon, B. Davies - C. Roberts (Johnson 57'), N. Williams, Ampadu, Ramsey (Ward 88'), Wilson (James 58'), Bale, Moore.

Irani: Hosseini - Ezatolahi (Karimi 83'), Pouraliganji, Hosseini - Rezaeian, Mohammadi, Gholizadeh (Jahanbakhsh 77'), Nourollahi (Cheshmi  78'), Haji Safi (Torabi 77') - Taremi, Azmoun (Ansarifard 68'),

73' Saeid Ezatolahi (Iran) godet fuqishëm por portieri Wayne Hennessey bën një pritje mahnitëse dhe shpëton gol të sigurtë.

70' Nuk ka gola, raste po.

64' Irani po sulmon.

61' Një Iran ndryshe me pjesën e parë.

56' Irani po tregon lojë të madhe.53' Sardar Azmoun (Iran) prapë i pafat, dërgon topin drejt mesit të portës por portieri Wayne Hennessey tregon aftësinë e tij duke bërë një pritje të shkëlqyeshme.

52'  Gholizadeh (Iran) i pafat, goditja e tij godet shtyllën e djathtë.

52' Sardar Azmoun (Iran) gjuan nga afër, por topi përplaset në shtyllë.

50' Uellsi - Irani 0:0.

47' Iranit i duhet patjetër fitorja, humbja e la pa shpresë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' 4 minuta shtesë.

42' Williams godet por pa sukses.

38' Uellsi po orvatet por pa sukses.35' Iran po tregon lojë të mirë ndaj Uellsit, rezultati 0:0.

29' Nuk ka ende gola, vetëm një rast deri me tash.

25' Lojë e bukur nga të dy palët.

21' Edhe më tutje 0:0.

16' Gholizadeh shënon për Iranin por anulohet goli i tij, në pozitë jashtëloje.

12’ Portieri i Iranit, Hosseini, ka bërë një pritje spektakolare. Moore godet bukur por portieri iranian tregon klasin e tij.

10' Bale e Ramsey, të rrezikshëm për Iranin.

5' Uellsi më agresiv.

2' Lojë e mirë.

Uellsi e Irani synojnë fitoren e parë.

Irani ka pësuar debakël në takimin e parë nga Anglia me rezultat 6:1 dhe Uellsi ka barazuar 1:1 me Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Uellsi dhe Irani!

Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Uellsi dhe Irani!

Do të startojë në orën 11:00, në stadiumin “Ahmad bin Ali”, sfida Uells-Iran, e vlefshme për Grupin B të Botërorit “KATAR 2022”.

Të dyja përfaqësuesve u duhet fitorja, teksa britanikët ndeshjen e fundit kanë barazuar ndaj SHBA-së, ndërsa iranianët janë mundur ndaj Anglisë.

FORMACIONE

Uellsi: Hennessey - Mepham, Rodon, B. Davies - C. Roberts, N.Williams, Ampadu, Ramsey, Wilson - Bale, Moore.

Irani; Hosseini - Ezatolahi, Pouraliganji, Hosseini - Rezaeian, Mohammadi, Gholizadeh, Nourollahi, Haji Safi - Taremi, Azmoun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat