De Ron gjeti një mënyrë për ta vendosur shiritin e kapitenit

Futboll

De Ron gjeti një mënyrë për ta vendosur shiritin e kapitenit

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 13:58
De Ron gjeti një mënyrë për ta vendosur shiritin e kapitenit

Mesfushori i Atalantës dhe Holandës Marten de Roon ka gjetur një mënyrë për ta përdorur shiritin “One Love në Katar dhe t’i shmanget dënimit të FIFA-së

Të gjitha kombet që marrin pjesë në garë i është tërhequr vërejtja që ata që bartin shiritin e kapitenit që ka për përmbajtje mbështetjen për komunitetin LGBTQI+ do të ndëshkoheshin direkt me karton të verë.

Kjo do të dërgonte në mungesa të disa lojtarëve kryesor nëse do të kishte disa ndëshkim, kështu që Kombëtarët u tërhoqën nga vendimi.

Debati dhe negociatat po vazhdojnë, përfshirë këtu Federatën e Futbollit Gjerman që ka kërcënuar FIFAnë me veprime lighore.

Holanda e filloi garën e tyre me fitore 2-0 kundër Senegalit dhe De Roon ka gjetur një mënyrë që t’i largohet dënimit.

Ai e ka bërë fotoshop shiritin e kapitenit gjatë festimit të fitores së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat