Cannavaro: Ja çfarë do të kuptojnë po fituan Kupën e Botës

Futboll

Cannavaro: Ja çfarë do të kuptojnë po fituan Kupën e Botës

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:55
Cannavaro

Fabio Cannavaro, trajneri aktual i Benevento-s dhe ish-mbrojtës historik kampion bote dhe Top i Artë, ka folur për Kupën e Botës në një intervistë të dhënë për Il Mattino.

Botërori që do të nisë sot nuk do të ketë Italinë. “Është një Botëror i hidhur, i trishtë, pa kombëtaren tonë. Mendoj për brezat e fëmijëve që kanë humbur  traditën për t’u mbledhur në shtëpi për të parë ndeshjen e Italisë”, ka thënë Cannavaro.

“Kujtimi im kur isha i vogël ishte Zoff që ngrinte Kupën e Botës në Madrid, pas fitores në finale kundër Gjermanisë Perëndimore”, ka shtuar ish-mbrojtësi.

Kampioni i botës ka folur edhe për disa prej lojtarëve më të rëndësishëm që do të marrin pjesë në turneun që do të zhvillohet në Katar dhe domethënien që ka fitorja e një Botërori:

“Për Messi-n është shansi i fundit. Nëse nuk e fiton tani, nuk do ta fitojë kurrë një Botëror. E njëjta gjë vlen për Cristiano Ronaldo-n: është shansi i tij i fundit.

“Dhe vetëm duke e fituar Kupën e Botës do të kuptojnë që të gjithë trofetë e tjerë që kanë fituar deri tani nuk kanë asnjë rëndësi. Duke përfshirë edhe Champions League dhe Topat e Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat