Bilanci i Shqipërisë përballë Armenisë

Futboll

Bilanci i Shqipërisë përballë Armenisë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Bilanci i Shqipërisë përballë Armenisë

Shqipëria luan ndeshjen e fundit për këtë vit, atë ndaj Armenisë, kundërshtar me të cilin për herë të fundit kemi luajtur në 11 tetorin e vitit 2015, kur Shqipëria siguroi biletën për “Euro 2016” falë suksesit 0-3.

Një sfidë e cila vjen pas disfatës ndaj Italisë dhe “kuqezinjtë” do të kërkojnë maksimumin dhe këtu i vjen “ndihmë” historia.

Kjo do të jetë përballja e gjashtë direkte, ndërsa Shqipëria kryeson me tre fitore kundrejtë një të armenëve, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim.

Sa i përket ndeshjeve në Shqipëri, Armenia nuk ka fituar kurrë, pasi “kuqezinjtë”, nga tre kanë fituar dy dhe një është mbyllur në barazim.

Totali: 5 ndeshje

Shqipëria  – 3
Barazime  – 1
Armenia   – 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat