Boban: Kjo është pjesa që më ka lënduar gjithmonë

Futboll

Boban: Kjo është pjesa që më ka lënduar gjithmonë

Nga: K.G.. Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 16:46
Boban

Kroacia do të luftojë që të mbrojë medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të fituar në vitin 2018.

 “Që në fillim futbolli ishte në qendër të gjithçkaje: Nëse mund të flasim për krijimin e identitetit kombëtar përmes sportit. Kroacia duhet të jetë numri një në botë”, -  tha legjenda e futbollit kroat. Zvonimir Boban.

Kroacia ka pas gjeneratë të hatashme në vitet e pasluftës, kur luftuan me pushtuesin serb.

 “Unë do t'i rekomandoja të gjithëve ta shikonin.

Atëherë njerëzit do të kuptonin se çfarë është Kroacia, pse i kemi këto emocione, pse jemi kaq krenarë që jemi kroatë dhe pse japim 200 për qind në fushë” - tha Andrej Kramariç për “Sky Sports”.

Mediat e njohura iu referuan edhe Zvonimir Bobanit, i cili besojnë se ka vuajtur dhe është ndjerë i pafuqishëm teksa bashkatdhetarët e tij po luftonin në luftë, ndërsa ai po shijonte destinacione të tjera të bukura.

“Kjo është pjesa që më ka lënduar gjithmonë”, e pranon Boban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat