Shqiptari flet për sherrin me Verratin

Futboll

Shqiptari flet për sherrin me Verratin

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 14:48
Bare e Verrati

Keidi Bare ishte një nga futbollistët më agresiv në fushën e lojës gjatë miqësores ndaj Italisë. Edhe pse ishte si një vëllazërore mesfushori që luan në Spanjë e kishte marrë më shumë se seriozisht duke u përplasur dhe me lojtarët italian.

“Përplasje me Verratin? Janë çështje ndeshje që mërzitemi, thjesht duhet t’ia lëmë ndeshjes. Është lojë futbolli, nuk është balet dhe kur mbaruam nuk ka çfarë ndodhi në fushë. I dhamë dorën njëri-tjetrit dhe mbaroi aty.

Siç e dimë të gjithë, Italia është shumë e fortë, e dimë të gjithë. Por për disa gabime na ndëshkuan, por duhet të them që ekipi i dha forcat deri në fund por nuk ia dolëm. Do të vazhdojmë të punojmë sa më fort për të qenë sa më mirë.

Ka keqardhje se rastet që patën i shënuan kurse ne jo. Në futboll kush shënon më shumë fiton, do kalojmë këtë ndeshje, do mendojmë për gabimet që bëmë sot dhe që ndeshjen tjetër t’i bëjmë gjërat më mirë.

Nuk mund ta quaj se janë vitet më të errëta të kombëtares se e keni parë që janë lojtarë të rinj që duhet të ambientohen me ekipin. Kështu është futbolli, një ditë je mirë, një ditë më keq. Ne duhet të fokusohemi që të bëjmë gjërat sa më mirë”, tha Bare pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat