Statistika dhe kuriozitete të miqësores Shqipëri-Itali

Futboll

Statistika dhe kuriozitete të miqësores Shqipëri-Itali

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 13:54
Statistika dhe kuriozitete të miqësores Shqipëri-Itali

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të jetë historike për disa lojtarë italianë, të cilët me gola dhe pjesëmarrje mund ta rikshruajnë atë.

Italia nuk ka pësuar asnjë gol në tre ndeshjet që ka luajtur më parë me Shqipërinë.

“Të kaltrit” vetëm me Lihtenshtein kanë luajtur më shumë ndeshje (4) dhe s’kanë pësuar asnjë gol.

Pas një serie prej 13 fitoresh radhazi (Nëntor 2020 - Qershor 2021), Italia numëron vetëm 6 fitore në 18 takimet e fundit.

Loenardo Bonuçi është mbrojtësi i dytë në historinë e kombëtares italiane për nga numri i golave të shënuar (8). Cabrini mban këtë rekord pasi ka shënuar një gol më shumë.

Nën drejtimin e Mancini-t Barela, Immobile dhe Belotti janë golashënuesit më të mirë. Secili prej tyre ka realizuar 8 gola.

Simone Pafundi mund të bëhet lojtari i parë i Italisë në 100 vitet e fundit që debuton me "të kaltrit" pa mbushur 17 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat