Arrijnë marrëveshjen për fëmijët e tyre

Futboll

Arrijnë marrëveshjen për fëmijët e tyre

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:28
Arrijnë marrëveshjen për fëmijët e tyre

Shakira do të transferohet në Majami vitin e ardhshëm së bashku me fëmijët, si pjesë e marrëveshjes së arritur me futbollistin dhe avokatët e tyre pas takimit 12-orësh.

Pike vendosi të sakrifikonte për të mirën e fëmijëve, pra firmosi fundin e një negociate të mundimshme dhe të pafundme.

Milani dhe Sasha do të fillojnë sezonin e ardhshëm shkollor në shkollën që nëna e tyre tashmë ka gjetur për ta në Majami. Pas takimit, avokatët e ish-çiftit kanë konfirmuar për mediat se kanë arritur të arrijnë një marrëveshje me një deklaratë: “Të dyja palët janë të lumtura”, thanë ata.

Por ashtu, ata kanë sqaruar se në orët në vijim do të publikohet një deklaratë në të cilën do të shpjegohen të gjitha detajet e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat