Arteta nuk është i shqetësuar

Futboll

Arteta nuk është i shqetësuar

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:27
Arteta nuk është i shqetësuar

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk është i shqetësuar për të ardhmen e disa prej yjeve të skuadrës së tij.

Sipas mediave britanike, ‘Topçinjtë’ janë të prirur që të ‘blindojnë’ treshen Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe William Saliba, edhe pse londinezët ende nuk kanë arritur përgatitur kontratat e reja për Saka, Martinell dhe Saliba.

Megjithatë, shefi i Gunners këmbëngul se këto gjëra kërkojnë kohë.

“Kontrata duhet të nënshkruhen kur të gjitha palët janë të lumtura, të përkushtuara dhe të vendosura ta bëjnë këtë”, tha Arteta.

Strategu spanjoll është i bindur se shumë shpejtë Arsenali do të rinovojë kontratën me Saka-n, Martinell-in dhe Saliba-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat