Real Madrid nuk pret

Futboll

Real Madrid nuk pret

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 00:16
Endrick

Pas Vinicius Jr dhe Rodrygo, Real Madrid ka synuar një tjetër talent brazilian, një nga më të përfolurit kohët e fundit.

Ky është Endrick, 16-vjeçari i mrekullueshëm që së fundmi ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë të Palmeiras, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e klubit në ligë.

Të gjithë emrat e mëdhenj të Evropës janë pas tij.

Sipas “Marca”, një agjent i klubit spanjoll është nisur në Sao Paolo për të dhënë një ofertë përfundimtare të lojtarit dhe për të nisur negociatat, në përpjekje për të mbyllur një marrëveshje transferimi.

Nëse arrihet kjo gjë, Reali mund ta ketë në dispozicion vetëm në vitin 2024, kur ai të mbushë 18 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat