Inaugurohet stadiumi i Vorës, i pranishëm edhe kreu i FSHF-së

Futboll

Inaugurohet stadiumi i Vorës, i pranishëm edhe kreu i FSHF-së

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 13:19
Inaugurohet stadiumi i Vorës, i pranishëm edhe kreu i FSHF-së

Një tjetër investim i rëndësishëm është bërë në infrastrukturën e futbollit. Skuadra e Vorës tashmë ka stadiumin e saj që u inaugurua këtë të martë.

I pranishëm në inaugurimin e stadiumit më të ri në vendin tonë ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Stadiumi i Vorës është një investim i përbashkët i FSHF-së, Qeverisë dhe Bashkisë së Vorës.

Nga pamjet e siguruar nga “Supersport.al” duket se fusha është shumë cilësore dhe pjesa tjetër e infrastrukturës së stadiumit e mirë menduar.

Ndërkohë ndeshja e parë që do të zhvillohet në këtë stadium është Vora-Valbona, takim i vlefshëm për raundin e pestë të grupit A të Kategorisë së Dytë, takim që nis në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat