Ligat më të forta evropiane rikthehen sot

Futboll

Ligat më të forta evropiane rikthehen sot

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:16
Ligat më të forta evropiane rikthehen sot

Ligat më të forta evropiane rikthehen sot me disa superpërballje.

Premier League, liga më e fortë në Evropë, sot vjen më disa supersfida që luhen në kuadër të javës së 12-të.

Kjo fundjave në ishull, nis me ndeshjen Leicester City-Manchester City, sfidë kjo që starton në orën 13:30.

Liverpool-Leeds United, është një tjetër ndeshje interesante që luhet sot në ‘Anfield’, në një ndeshje ku të besuarit e Jurgen Klopp kërkojnë pikët e plota në mënyrë që të bëjnë një hap të madh në garën për pjesën e epërme të tabelës.

Edhe La Liga vjen me disa duele interesante. Kryesfida luhet në ‘Mestalla’, ku Valencia i bën ‘konak’ Barcelonës, në një duel ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat. Ndeshja Valencia-Barcelona nis në orën 21:00. Edhe ballafaqimi mes Cadiz-Atletico Madrid, takim ky që nis në orën 16:15, pritet të sjell ndeshje joshëse.

Serie A, një tjetër ligë e madhe evropiane, sot vjen me tri ndeshje të rëndësishme. Lideri i tabelës, Napoli i Amir Rrahmanit kërkon një tjetër fitore kundër Sassuolo. Pikët e plota këtë fundjave do t’i kërkojnë edhe Juventus dhe Inter në duel me Lecce përkatësisht Sampdorias.

Sfida interesante pritet të sjellin edhe ndeshjet e radhës në Bundesligën gjermane. Bayern Munich në 'Alianz Arena’ pret Mianz, në një duel ku kampionët në fuqi të Gjermanisë, hyjnë me opsion pikët e plota, derisa përballje e ‘nxehtë’ pritet të jetë edhe në ndeshjen Eintracht Frankfurt-Borussia Dortmund.

As këtë fundjave nuk do të mungojnë emocionet që prodhon elita franceze. PSG në ‘Parkun e Princave’ synon pikët maksimale kundër Troyes, ndeshje kjo që nis në orën 17:00.

Strasburg-Marseille është një tjetër ndeshje interesante që luhet sonte në kuadër të Ligue1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat