Arminia fiton ndaj St. Paulit të Paçaradës dhe Fazlijit

Futboll

Arminia fiton ndaj St. Paulit të Paçaradës dhe Fazlijit

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2022 Në ora: 22:32
St. Pauli

St. Pauli nuk ia doli në Bielefeld duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Arminia, në takimin e javës së 13-të të Bundesliga II.

Kapiteni Leart Paçarada dhe Betim Fazliji, u paraqitën titullarë për St. Pauli-n.

St. Pauli i pafat në 14 minutat e fundit të takimit, ku pësuan edhe golat.

Futbollisti Serra me dy golat e tij, në minutën e 76-të dhe të 84-tën, është protagonist i fitores së Arminia-s.

St. Pauli renditet në vend të 12-të me 14 pikë dhe Arminia në të 16-tin me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat