Sadiku gjen golin e pestë në La Liga2

Futboll

Sadiku gjen golin e pestë në La Liga2

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 23:56
Sadiku

Armando Sadikut i mjaftuan vetëm 10 minuta në fushë për të shënuar golin e pestë sezonal në La Liga2.

Sulmuesi kuqezi, vulosi fitoren 2-0 të Cartagenas përballë Ibizas në javën e 11-të të kampionatit.

Sadiku e nisi sfidën nga stoli, për t’u hedhur në fushë në minutën e 74-t, në vend të Ortunos, ndërsa më herët, në minutën e 51-të, Calero kishte zhbllokuar takimin.

Në të 84-tën, sulmuesi shqiptar, i asistuar nga Izquierdo, tundi sërish rrjetën, me Cartagenan që fitoi me rezultatin e pastër 2-0 (mbetet në vendin e katërt me 20 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat