Zbulohen lojtarët e Superiores që kanë marrë ftesën e Shqipërisë

Futboll

Zbulohen lojtarët e Superiores që kanë marrë ftesën e Shqipërisë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:03
Zbulohen lojtarët e Superiores

Tashmë janë zbuluar disa nga emrat e lojtarëve të Superiores që kanë marrë ftesën e Kombëtares.

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore kundër Arabisë Saudite në fundin e këtij muaji.

Kjo përballje është krijuar posaçërisht për futbollistët e elitës tonë dhe njëkohësisht për ata lojtarë që janë pjesë e Europës, por nuk kanë mundur të jenë pjesë e Kombëtares më herët.

Newsport ka zbuluar se Partizani do të dërgojë jo pak lojtarë te Shqipëria për Arabinë Saudite, teksa Hadroj, Bitri, Rrapaj dhe Skuka kanë marrë ftesën.

Po e njëjta media bën me dije se Turkaj dhe Gurishta do t’i bashkangjiten këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat