Nuhiu: Përballje e fortë, të sakrifikojmë dhe ta marrim këtë ndeshje

Futboll

Nuhiu: Përballje e fortë, të sakrifikojmë dhe ta marrim këtë ndeshje

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 17:32
Nuhiu në konferencë

Në prag të ndeshjes së javës së 11-të kampionale, Dukagjini – Drita, kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardit Tahiri, folën për përgatitjet dhe pritshmëritë nga ndeshja e nesërme (13.00).

Trajneri i skuadrës nga Gjilani vlerësoi kundërshtarin, për çka tha se tashmë FC DRITA ka krijuar një ide se si t’i qasemi ndeshjes nesër.

“Ata po rikthehen, ata kanë një skuadër aggressive dhe e shpejtë në sulm me futbollistë cilësorë.

Por, mua më gëzon fakti se edhe skuadra ime po kalojmë një formë të mirë dhe do të mundohemi që të dalim te loja jonë.

Atë ide që kemi përgatitur për ndeshjen e nesërme pres nga futbollistët të performojnë në mënyrë perfekte.

Jemi të mobiizuar, të dalim të japim maksimumin, sepse e dijmë që do të jetë përballje e fortë dhe e luftuar. Për këtë duhet të sakrifikojmë gjithçka që të marrim këtë ndeshje”, ka thënë Nuhiu, Gjatë konferencës u diskutua për ecurinë e klubit, formën e lojtarëve dhe konkurrencën brenda grupit..

Për këtë, trajneri Nuhiu  theksoi se të gjithë futbollistët janë të gatshëm të bëjnë maksimumin, ndërsa FC Drita duhet të vazhdojë ecurinë pozitive.

“Të gjithë janë të gatshëm dhe djemtë po stërviten shumë mirë dhe të bëjnë me kokëdhimbje, sepse çdonjëri kërkon të jetë pjesë e formacionit.

Por, është e rëndësishme që skuadra të fitojë dhe ata që paraqiten të bëjnë maksimumin pavarësisht sa minuta janë në fushë ta ndihmojë skuadrën për të arritur qëllimin. Është detyrë e imja të marr maksimumin nga ta apo t’i sjellë në formën optimale.

Kontigjenti i futbollistëve është i plotë i mirë dhe të gjithë janë të gatshëm. Është vetëm një pjesë e kampionatit, sepse realisht ka edhe shumë ndeshje. Duhet të përqendrohemi te skuadra jonë, sepse në futboll momentin që neglizhon mund të ndëshkohesh”, përfundoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat