Antony: Ronaldo është një referencë e mirë për ne të rinjtë

Futboll

Antony: Ronaldo është një referencë e mirë për ne të rinjtë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 13:36
Antony dhe Ronaldo

Antony nuk ka kursyer lëvdatat për ikonën portugeze të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo s’po kalon momentet më të mira të mundshme me fanellën e Man United, por ai akoma vazhdon të jetë shembull i mirë.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe braziliani Antony, i cili Ronaldon e ka shok skuadre vetëm tash e pak kohë. Megjithatë, CR7 duket se është një “mësues” i mirë për ish-anëtarin e Ajax.

“Cristiano është një referencë e shkëlqyer për ne të rinjtë”, ka thënë Antony.

“Unë jam akoma i ri, jam 22-vjeçar, por unë mësoj shumë nga ai”, shtoi braziliani.

Karriera e Cristiano Ronaldo është prej më të jashtëzakonshmëve që ka parë futbolli. Xhiron e kaluar, Ronaldo preku kuotën e 700 golave me klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat