Vëllaznimi i kërkoi tri pikë në tavolinë ndaj Rilindja 1974, ky është vendimi i FFK-së

Futboll

Vëllaznimi i kërkoi tri pikë në tavolinë ndaj Rilindja 1974, ky është vendimi i FFK-së

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:43
Vëllaznimi i kërkoi tri pikë në tavolinë ndaj Rilindja 1974, ky është vendimi i FFK-së

Vëllaznimi barazoi 1-1 me Rilindja 1974, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Ligën e Parë.

Skuadra nga Gjakova është ankuar në organet e FFK-së duke kërkuar pikët e plota në tavolinë, me arsyetimin se kryetrajneri i skuadrës kundërshtare, Valdet Shoshi nuk është i licensuar në sistemin FIFA Connect.

Megjithatë, Komisioni i Garave ka hedhur poshtë ankesën e Vëllaznimit, me arsyetimin se Valdet Shoshi ka qenë i evidentuar si kryetrajner i KF Rilindja 1974.

Ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, 1-1.

Vendimi i plotë nga Komisioni i Garave: 

Vendim

Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Vëllaznimi nga Gjakova dhe ndeshja e javës së 8-të e Viva Fresh Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A ndërmjet KF Vëllaznimi – dhe KF Rilindja 1974, e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat të aritur në fushë 1:1.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 11.10.2022 me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 8-të, konstatoi se KF Vëllaznimi nga Gjakova ka ushtruar ankesë përkitazi me pretendimin e parregullsisë së paraqitur në këtë ndeshje nga ana e KF Rilindja 1974, konkretisht, se KF Rilindja 1974 ka evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes si kryetrajner: Valdet Shoshin me nr id 015747M61, i cili nuk ka qenë i licencuar në sistemin FIFA Conect si trajner i KF Rilindja 1974 dhe ka kërkuar nga Komisioni i Garave që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vëllaznimi.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se: për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71, Paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.
Sipas protokolit zyrtar në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Rilindja 1974, java e 8-të, Valdet Shoshi ka qenë i evidentuar si kryetrajner i KF Rilindja 1974.

KF Vëllaznimi në ankesën e vet kërkon që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vëllaznimit, por pretendimet KF Vëllaznimi si palë ankimore në këtë rast nuk i bazon në asnjë nen të Rregullores së Garave dhe Propozocioneve të Garave e që paraqet detyrim të palës ankimore për të precizuar se cila dispozitë e rregullores ështe shkelur dhe nga e cila ndeshja do të regjistrohet me rezultat 3:0 në favor të KF Vëllaznimi.

Sipas nenit 24 të Rregullores së Garave e sidomos të nenit 25, kur kemi lëshime nga trajnerët do të hapet procedurë disiplinore sipas dispozitave të rregulloreve të FFK-së, prandaj Komisioni i Garave e refuzon si të pabazuar ankesën e KF Vëllaznimi, ndërsa ndaj kryetrajnerit, klubit si dhe delegatit inicohet procedurë disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat