Ancelotti: Mbrojtja super, Hazard të qëndrojë i qetë

Futboll

Ancelotti: Mbrojtja super, Hazard të qëndrojë i qetë

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:24
Ancelotti

Reali iu fal golit të Eder Militaos për të marrë pikët e plota në transfertën ndaj Getafes. Mbrojtësi brazilian vendosi derbin me realizmin e tij me kokë, teksa Carlo Ancelotti u shfaq i lumtur për paraqitjen e djemve të tij.

“Jam shumë i kënaqur me performancën e skuadrës. Ishte një ndeshje argëtuese, u mbrojtëm mirë, sidomos në lojën në ajër. Rudiger dhe Militao zhvilluan një punë të shkëlqyer.

Barcelona? El Clasico është ende larg. Luajmë të martën në Champions dhe ata që janë lodhur do të qëndrojnë pushim”, deklaroi trajneri italian, i cili u ndal edhe te Eden Hazard.

“Ai është mirë dhe herët apo vonë do të ketë shansin e tij. Mëgëzoi fakti që nuk pësuam gol ndaj Getafes. Mbrojtja ka rëndësi, vjet fituam falë prapavijës solide, kështu po ndodh edhe sivjet”, përfundoi Ancelotti.

“Los Blancos” rikthehen në fushë të martën në duelin përballë Shakhtar Donetsk në Champions League, ndërkohë që më 16 tetor është radha e El Clasico-s ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat