Potter dëshiron yllin e ArsenalIT

Futboll

Potter dëshiron yllin e ArsenalIT

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 13:20
Potter dëshiron yllin e ArsenalIT

Graham Potter e pëlqen shumë lojtarin e Arsenal, Gabriel Martinellin, ndërsa iu ka kërkuar drejtuesve që të lëvizin në drejtim të tij gjatë merkatos së janarit.

21-vjeçari është kthyer në një lojtar kyç në formacionin e Mikel Artetës, teksa që nga viti 2019 kur u bashkua me “Topçinjtë” ka arritur të shënojë 21 gola në 93 paraqitje.

Martinelli ka nisur çdo ndeshje të Ligës Premier për Arsenalin këtë sezon dhe paraqitjet e sulmuesit anësor kanë tërhequr vëmendjen e teknikut të bluve.

21-vjeçari  është nën kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, por klubi nga Emirates është i gatshëm për t’i ofruar rinovimit talentit të skuadrës, por nëse Chelsea bën një ofertë “tunduese” për lojtarin vështirë të refuzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat