Vendos një rekord në sfidën ndaj Sevillës

Futboll

Vendos një rekord në sfidën ndaj Sevillës

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:09
Jorge Resurreçion Merodio

Jorge Resurreçion Merodio ose siç e njohin të gjithë, Koke do të vendos këtë mbrëmje një rekord të ri te skuadra e Atletico Madrid.

Kapiteni i madrilenëve, me vendin e titullarit ndaj Sevilla-s, prek kuotën e 554 ndeshjeve dhe duke u bërë zyrtarisht lojtari me më shumë prezenca te Atletico Madrid.

30-vjeçari parakalon në këtë renditje një legjendë të “Los Colchoneros” si Adelardo Rodriguez, i cili ka qenë lojtarë i Atletico-s në vitet 1959-1976 dhe kryesonte këtë listë prej shumë vitesh me 553 ndeshje.

Koke është një produkt i madrilenëve dhe një “emblemë” e Atletico, por tani ai shkruan emrin e tij me gërma të arta në historinë e kësaj skuadre duke u bërë lojtari me më shumë prezenca dhe jo vetëm, por ka mundësinë edhe ta thellojë këtë rekord.

Mesfushori ka debutuar me skuadrën e parë në sezonin 2008-2009 dhe përpos ndeshjeve ai ka shënuar edhe 47 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat