Bonucci përmirësohet përmes gabimeve

Futboll

Bonucci përmirësohet përmes gabimeve

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:56
Bonucci

Ai flet hapur, çka na lejon të njohim edhe një aspekt tjetër të personazhit Leonardo Bonucci, kapiten i Juventusit (dhe i kombëtares italiane), i cili me shiritin në krah është gati të kalojë vijën e finishit prej 482 paraqitjesh si bardhezi.

Ai do të bëhet lojtari i gjashtë me më shumë ndeshje në historinë e Juventusit, përkrah Roberto Bettega. Sytë janë kthyer nga mbrëmja e së dielës në “Allianz Stadium”, te Juve-Bologna, një takim që Leo nuk mund ta humbasë.

Së shpejti ai rikthehet në fushë dhe bardhezinjtë nuk presin gjë tjetër veçse të shohin Juventusin e vërtetë, të mbështetur nga Bonucci në formatin kombëtar.

Si fleni para një ndeshjeje të rëndësishme?
Unë jam i sinqertë, kam fjetur gjithmonë i qetë si një natë para, ashtu edhe pas çdo ndeshjeje. E vetmja herë që kam fjetur keq ishte para finales evropiane të vitit 2012, finalja ime e parë në një kompeticion të madh. Vuajta atje. Kisha bërë gabim në ndeshjen e një ditë më parë, kështu që e gjithë adrenalina ishte vënë tashmë në lëvizje. E them gjithmonë: përmirësohesh përmes gabimeve, aq sa atëherë nuk gabova më. Tani, edhe para një finaleje fle 7-8 orë në paqe.

Çfarë ndodh pas një finaleje të madhe? Epo, varet nga rezultati: nëse fiton, ke arsye të mira për të mos fjetur (rrëkëllin ndonjë gotë për të festuar), nëse humbet, preferon të marrësh diçka për të fjetur dhe jo të mendosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat