Nuhiu: Krijuam më shumë se Prishtina

Futboll

Nuhiu: Krijuam më shumë se Prishtina

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:28
Nuhiu

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se krijuan më shumë se Prishtina.

“Në pjesën e parë, ne nuk mund të gjenim lojën tonë.

Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të fortë me shumë raste dhe kishim më shumë se Prishtina”.

“Duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme. Unë kërkova gjatë gjithë lojës të dilnim në lojën tonë, jemi gjatë gjithë kohës me bar sintetik në stërvitje dhe ndryshon shumë kur luajmë në stadiume me bar natyral, megjithatë nuk duhet të arsyetohemi, këto janë kushtet”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat