Caktohet orari për ndeshjet Prishtina - Drita dhe Malisheva - Ballkani

Futboll

Caktohet orari për ndeshjet Prishtina - Drita dhe Malisheva - Ballkani

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 12:30
Caktohet orari për ndeshjet Prishtina - Drita dhe Malisheva - Ballkani

FFK ka caktuar orarin për dy nga ndeshjet e mbetura në kuadër të Superligës së Kosovës

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës e vlefshme që ishte shtyrë shkaku i ruajtjes së terrenit të stadiumit “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet me 28 shtator.

Kjo ndeshje i takon javës së tretë të elitës së futbollit kosovar, ndërsa për orën do të caktohet më vonë.

Po ashtu edhe ndeshja e javës së tretë mes Malishevës dhe Ballkanit do të zhvillohet më 28 shtator.

Kjo ndeshje ishte shtyrë pasi Ballkani ka pasur lojë në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat