Evertoni fiton

Futboll

Evertoni fiton

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:21
Evertoni fiton

Vjen më në fund fitorja a parë sezonale e Evertonit në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard iu imponua 1-0 West Hamit të David Moyes në “Goodison Park”, duke larguar për momentin hije e krizës. Ekipi nga Liverpooli në gjashtë ndeshjet e mëparshme kishte marrë dy humbje e katër barazime radhazi.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Maupay në minutën e 53-të, i shërbyer nga Iwobi.

West Hami bëri gjithçka mundi në minutat e mbetura për të shmangur humbjen, por e pati të pamundur të gjente rrugën e rrjetës. Për Hummers, ish-skuadra e Lampardit, ishte humbja e pestë sezonale, për rrjedhojë londinezët renditen më vendin e 18-të me vetëm 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat