Dramë për kampionin e Europës, ndërron jetë fëmija i tij

Futboll

Dramë për kampionin e Europës, ndërron jetë fëmija i tij

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:42
Insinje

Xheni Darone, bashkëshortja e ish-kapitenit të Napolit ka humbur fëmijën 6-muajsh.

Një lajm shokues për vetë kampionin e Europës me Italinë, që menjëherë ka lënë Toronton për të zbarkuar në Napoli.

Ky do të ishte fëmija i tretë për çiftin Insinje, pas Karmines dhe Kristianit, të lindur respektivisht në vitet 2013 dhe 2015.

Një ngjarje që ka prekur të gjithë familjen, teksa sulmuesi 31-vjeçar i Toronton në MLS i ka bërë me dije drejtuesve që do të marrë aktualisht një moment pauze në futboll pas këtij lajmi shokues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat