Nagelsmann i shqetësuar

Futboll

Nagelsmann i shqetësuar

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 16:56
Nagelsmann i shqetësuar

Pas tre barazimeve radhazi në kampionat, Bayern Munich duhe të kthehet te fitoja në Bundesliga, pasi ka arritur të marrë gjashtë pikë nga gjashtë në dy ndeshjet e para të Champions League.

Në prag të ndeshjes kundër Augsburg, trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, ka folur për momentin e skuadrës, që do të ketë disa mungesa për ndeshjet e ardhshme:

“Lucas Hernandez është jashtë, do të duhen disa javë për ta rikuperuar. Nuk janë as Coman dhe Sarr. Upamecano mendoj se do të mund të luaj dhe Pavard është kthyer. Është shumë e rëndësishme të marrim një fitore para pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

“Jemi pak mbrapa në renditje. Nëse shihet vetëm aspekti i futbollit, kemi pasur një fazë të mirë, jemi shumë përpara kudo në statistika. Por për sa i takon rezultateve prisnim të kishim marrë më shumë në tri ndeshjet e fundit”.

Për Mane dhe Gravenbearch – “Sadio e di kur ka luajtur mirë dhe kur nuk ka luajtur mirë. Do të kthehet në maksimumin e tij. Ka besimin tim të plotë dhe dëshirën për të shënuar dhe për  të arritur shumë objektiva.

“Ryan ka luajtur disa ndeshje, ndoshta pak për aftësitë e tij, gjë që vjen nga konkurrenca e madhe. Tani edhe Leon ka bërë shumë mirë. Është akoma një lojtar shumë i ri që ka nevojë për pak kohë për t’u integruar. Do të vazhdoj të rritet dhe të luajë shumë”, ka thënë Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat