Partizani po përgatitet për të luajtur sfidën e parë në “shtëpinë e re”

Futboll

Partizani po përgatitet për të luajtur sfidën e parë në “shtëpinë e re”

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:24
Partizani

Partizani ka zyrtarizuar rivalin që do të ketë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Oriku është skuadra që do të tentojë të bërë surprizën ndaj “demave”, megjithëse duket një mision thuajse i pamundur, duke pasur parasysh diferencën në para dhe cilësi mes dy skuadrave.

Ndeshja e parë do të luhet në Orikum në 28 shtator, ndërsa takimi i kthimit në kryeqytet në 12 tetor.

Ka shumë shanse që përballja e dytë ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë të luhet në impiantin privat të klubit në Tufinë.

Pjesa e tribunave tashmë mund të quhet e mbyllur me vendosjen e stolave dhe duke u nisur nga kjo, klubi po mendon ta luajë në shtëpinë e re këtë ndeshje. Ekipet e moshave i zhvillojnë ndeshjet prej kohësh atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat