Nuhiu: Fitorja në derbi është ndjenjë speciale për tifozët.

Futboll

Nuhiu: Fitorja në derbi është ndjenjë speciale për tifozët.

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:49
Nuhiu

Drita e ka fituar derbin numër 41 të Anamoravës kundër Gjilanit me rezultat të thellë 4:1.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes përgëzoi futbollistët për fitoren ndaj Gjilanit, duke thënë se ata lanë edhe shpirtin në fushë për të triumfuar.

Nuhiu fitoren ia dedikoi doktorit Visar Huruglicës që vdiq një ditë më parë.

“Fitorja në derbi është ndjenjë speciale për tifozët. Fitoren në derbi ia dedikoj Visarit dhe familjarëve të tij. Përshëndes tifozët tanë që nuk kishin mundësinë të ishin në stadium.

Përgëzoj futbollistët të cilët kishin gjithçka nën kontroll. Kishin topin në posedim. Kundërshtari kishte përgatitur ndeshjen të na kapte në kundërsulm, por ne ishim të përgatitur. Drita ishte më e fortë te grupi. Futbollistët lanë shpirtin në fushë për të fituar. Gjithçka lanë në fushë për ta kontrolluar ndeshjen.

Por, është vetëm fillimi dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të përqendrohemi për ndeshjet tjera. Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Malishevës. Duhet të rikuperohemi sa më shpejtë dhe të vazhdojmë tutje”, deklaroi Nuhiu për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat