Shtyhet ndeshja e Championsit, shkak vdekja e Mbretëreshës

Futboll

Shtyhet ndeshja e Championsit, shkak vdekja e Mbretëreshës

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 15:30
Shtyhet ndeshja e Championsit, shkak vdekja e Mbretëreshës

Ndeshja e Champions League mes Rangers dhe Napolit është shtyrë me 24 orë, nga çfarë ishte caktuar dhe shkak është bërë vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ky takim duhej të luhej të martën më 13 shtator, por tashmë është shtyrë për t’u zhvilluar te mërkurën më datë 14.

Vendimi për orarin e ri të ndeshjes Rangers-Napoli është zyrtarizuar nga UEFA përmes një postimi në faqen zyrtare.

“UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën më 14 shtator në orën 21:00.

Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II.”-bën me dije UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat