Xavi: Ishim të shqetësuar për tifozin e sëmurë ngaSuperSport

Futboll

Xavi: Ishim të shqetësuar për tifozin e sëmurë ngaSuperSport

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:09
Xavi

Barcelona fitoi sfidën e katërt radhazi në La Liga, teksa katalanasit triumfuan në transfertë përball Cadiz me rezultatin 0-4. Trajneri Xavi Hernandez pas ndeshjes ka vlerësuar fitoren e ekipit, megjithatë më e rëndësishme për të ishte shpëtimi i jetës së tifozit, i cili pësoi një arrest kardiak dhe ndeshja u ndal për disa minuta.

“Është një fitore e rëndësishme në një fushë të vështirë. Na mjaftojnë për të vazhduar në krye. Të gjithë po bëjnë shumë mirë. Jam i kënaqur me rezultatin.

Për fat të mirë, ata mundën ta shpëtonin tifozin. Ka qenë një situatë shumë e pakëndshme. Shpresojmë që ai dhe familja e tij të jenë mirë. Është një situatë e vështirë. Ne kemi pritur deri në fund dhe ramë dakord për të rifilluar ndeshjen.

Shpresojmë për një shërim të shpejtë. Ishte çështje humanizmi. Cilësia njerëzore del në pah. Nëse do t’i kishte ndodhur diçka do të ishte pezulluar. Jemi përpjekur t’i mbajmë lojtarët të fokusuar, por po flasim për një jetë njerëzore. Për fat nuk ndodhi asnjë fatkeqësi. Në dhomat e zhveshjes, uruam që tifozi të shërohej.”-tha ai.

Fitorja në transfertë për trajnerin Spanjoll, ishte shumë e vecantë pasi ai barazoi rekordin e Zinedin Zidan në vitin 2016, ku francezi nuk pësoi humbje me Real Madrid 17 ndeshje rradhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat