Draxler është që tani një yll te Benfica-s

Futboll

Draxler është që tani një yll te Benfica-s

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:58
Draxler është që tani një yll te Benfica-s

Julian Draxler është tashmë një yll në Portugali, megjithëse ende nuk ka filluar të gëzojë fansat me golat apo asistet e tij në ndeshje.

Mesfushori gjerman, i cili ka luajtur minutat e para si lojtar i Benfica-s, tashmë ka fituar një ‘titull’. Ai i lojtarit më të paguar në kampionatin portugez.

Po, sepse siç raporton Sabado, me 583,300 eurot e tij në muaj, 80% të paguara nga Paris Saint-Germain, skuadra që zotëron kartonin, lojtari i Benfica-s ia kalon shumë një lojtari të madh në kampionatin portugez si Pepe.

Mbrojtësi i Porto-s, në fakt, fiton vetëm 227,000. Një shifër shumë më e ulët se gjermani i cili, të paktën për pagat, tashmë është një yll…

Për Draxler, aventura në Portugali është një mundësi për t’u rikthyer si protagonist në fushë pasi në Paris zgjedhjet e teknikëve të ndryshëm e kishin parë për disa kohë jashtë projektit.

Për më tepër, shpresa e tij është të mos humbasë Botërorin e këtij dimri. I takon atij, tani, të sigurojë një rol të rëndësishëm te Benfica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat