Ballkani - Drita, sfidë drithëruese! Nuhiu: Ky derbi ta arsyetoj epitetin

Futboll

Ballkani - Drita, sfidë drithëruese! Nuhiu: Ky derbi ta arsyetoj epitetin

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 15:56
Nuhiu

Të gjithë në pritje të ballafaqimit mes Ballkanit të Therandës dhe Dritës së Gjilanit.

Drita shpreson që do t’i shkaktojë humbjen e parë kampionit të Kosovës, në ndeshjen që do të zhvillohet nesër (15.00) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Një ditë para këtij takimi, Drita ma mbajtur konferencë për media, me ç'rast kryetrajneri Ardian Nuhiu, foli për pritshmëritë dhe përgatitjet e ndeshjes.

Nuhiu vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se ndeshja e nesërme do të jetë përballje e fortë dhe pret futboll kualitativ.

“Nesër pres një futboll kualitativ, sepse takohen dy skuadrat që viteve të fundit kanë pasur fjalën kryesore në kampionat apo edhe për shkak të cilësisë sepse të dyja skuadrat si njëra si tjetra kanë futbollistë shumë cilësorë. Për këtë pres që ky derbi ta arsyetoj epitetin.

Takohemi me skuadrën besimplotë në kampionat, por gjithashtu në Evropë ka ecur shumë mirë. Kemi marr të gjitha masat, kemi pasur javën e plotë për të analizuar në detaje kundërshtarin dhe për këtë jam i bindur se futbollistët tanë do të sakrifikojnë gjithçka për të dal mirë nga kjo ndeshje.

Apo me planin që kemi përgatitur kam besim të plotë se do të paraqitemi dhe ta nxjerrim atë sa më mirë në fushë”, ka thënë Nuhiu.

Nuhiu u pyet për cilësinë e skuadrave dhe paraqitjet e tyre në Evropë, për çka theksoi se rezultatet dhe paraqitjet ishin dinjitoze.

“Pres një përballje të fortë realisht, sepse nuk janë të rastësishme rezultatet e tyre në kampionat e Evropë.

Por, nuk duhet të harrojmë që edhe skuadra jonë ka cilësi dhe kemi pasur paraqitje dinjitoze në Evropë, duke parë edhe kundërshtarët tanë e që njëri nga ta tani po bënë një kampionat jashtëzakonisht të fortë në Belgjikë.

Për ndeshjen e nesërme jemi përgatitur në maksimum, kemi armët tona, kemi potencialin tonë pres që nesër djemtë të japin gjithçka për të dal sa më mirë. Pres një ndeshje të taktizuar, le të fitoj futbolli, le të fitoj skuadra që do të ketë paraqitje më të mirë, padiskutim se si njëra si tjetra skuadër ka cilësitë e veta”, ka përfunduar Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat