FC Shkupi sërish me Sedloskin, Arben Nuhiu në stafin teknik

Futboll

FC Shkupi sërish me Sedloskin, Arben Nuhiu në stafin teknik

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 12:07
FC Shkupi sërish me Sedloskin, Arben Nuhiu në stafin teknik

FC Shkupi përmes mediave sociale ka njoftuar se Goce Sedloski do të rikthehet në postin e trajnerit të parë, ndërsa si ndihmës të parë do të ketë Arben Nuhiun.

Sedloski u largua nga skuadra e Çairit, pas barazimit 1-1 me Pobedën, ndërsa në vazhdim FC Shkupi shijoi 2 disfata radhazi me turkun Gokhan Bozkaja dhe Toni Meglenskin.

Kjo alarmaoi drejtuesit e klubit që të rikthejnë Sedloskin dhe të caktojnë Arben Nuhiun në stafin teknik, i cili do të ketë një detyrë të vështirë që të të rikthejë atmosferën pozitive në ekip dhe të drejtojë FC Shkupin para në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë FC Shkupi konfirmon se në postin e drejtorit do të Suat Alija, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër se a është larguar ose ende vazhdon të qëndrojë turkut Ajdin Ollgun, i cili më parë ishte pronar dhe president i FC Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat