Tifozët e Galatasarayt të çmendur pas Milot Rashicës

Futboll

Tifozët e Galatasarayt të çmendur pas Milot Rashicës

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 13:48
Tifozët e Galatasarayt të çmendur pas Milot Rashicës

Transferimi i Milot Rashicës nga Norwich City tek Galatasarayt, po bën buje të madh në Stamboll.

Ylli i Kosovës sot pritet të prezantohet si lojtar i ri i gjigantit turk.

Rashica tashmë ka zbritur në tokën turke, ku fillimisht do të kryen testet mjekësore e më pas do të firmos kontratën me Galatasarayn.

Tifozët e klubit të famshëm turk janë në festë për transferimin e Rashicës.

Ata përmes llogarisë së tyre në Facebook, kanë vendosur një foto të Rashicës me ish-futbollistin shqiptar të Gallatës, Lorik Canën.

Tifozët e skuadrës së madhe turke, reprezentuesin e Kosovës e quajnë ‘Luani i ri Milot Rashica’.

“Ish-futbollisti ynë Lorik Cana dhe luani i ri Milot Rashica”, shkruajnë tifozët e Gallatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat