Nëse fiton sonte, Ballkani do t’i mbushte edhe më shumë arkat

Futboll

Nëse fiton sonte, Ballkani do t’i mbushte edhe më shumë arkat

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 12:17
Nëse fiton sonte, Ballkani do t’i mbushte edhe më shumë arkat

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të bëhet skuadra e parë kosovare që do të luajë në fazën e grupeve të një gare për klube të UEFA-s, pasi ata do të debutojnë sonte në Ligën e Konferencës.

Përballë tyre do të jetë ekipi nga Rumania, Cluj,

Për Cluj, kjo është hera e dytë radhazi që marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Sezonin e kaluar, ata përfunduan në pozitën e fundit në grup.

Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 18:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fituesi nga ky takim përveç tri pikëve, do të pasurohej edhe me 500 mijë euro plus.

Barazimi, ndërkohë shpërblehet me 166 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat