Merr lejen e punës në Angli

Futboll

Merr lejen e punës në Angli

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:28
Merr lejen e punës në Angli

Diego Costa më në fund do të luajë në Premier League.

Sulmuesi brazilian (me pasaportë spanjolle) do të marrë lejen e punës dhe do të mund të finalizojë transferimin e tij tek Wolverhamptoni. Pengesa e fundit që nuk e lejonte për të mbyllur kontratën ka qenë kjo burokraci që ka vonuar për disa ditë rikthimin e tij në futbollin anglez.

Diego Costa është një nënshkrim luksoz për skuadrën e Bruno Lage, e cila kishte nevojë për një qendërsulmues pas dëmtimit afatgjatë në ditën e debutimit të tij të austriakut Kalajdzic (Wolves ka paguar 18 milionë euro për këtë sulmues).

Diego Costa e njeh mirë Premier League-n, pasi ka luajtur te Chelsea. Ai mund të përshtatet në mënyrë të përkryer në një ekip mbrojtës dhe kundërsulmues si Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat