Klubi australian për Berishën: Me kusht që të miratohet viza

Futboll

Klubi australian për Berishën: Me kusht që të miratohet viza

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:26
Berisha

Tashmë është zyrtare. Mesfushori Valon Berisha edhe zyrtarisht është pjesë e futbollit australian.

Berisha është huazuar tek Melbourne City nga klubi francez Reims. Klubi australian e ka konfirmuar huazimin e kosovarit.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se reprezentuesin kosovar Valon Berisha do t’i bashkohet Cityt në formë huazimi nga klubi i Ligue 1 Stade de Reims për sezonin 2022/23 të Ligës A për meshkuj, me kusht që të miratohet viza”, thuhet në njoftimin e klubit australian.

Ish-futbollisti i Salzburgut dhe Lazios, pritet ta bëjë debutimin me Melbourne Cityn në ndeshjen hapëse të sezonit 2022/23, më 7 tetor, kundër Western Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat