Zemërimi

Futboll

Zemërimi

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:14
Gattuso

Futbollistët e Valencias kanë mposhtur Getafen me rezultat 5-1 në ndeshjen e javës së katërt të La Ligës.

Valencia arriti t’i marrë edhe tre pikët e tjera para tifozëve të saj. Ndeshja shkoi në 5-0 dhe dukej qartë se miqtë nga periferia e Madridit nuk kishin çfarë të kërkonin në Mestalla.

Megjithatë, Getafe arriti të shënojë një gol nderi në fund të ndeshjes kur Alvarez Sosa i dërgoi shifrat në 5-1.

Ndonëse Valencia festoi bindshëm në fund, trajneri i kësaj skuadre, Gennaro Gattuso nuk ka mbetur shumë i kënaqur. Gattuso u zemërua që skuadra e tij pësoi gol, por në fund i uroi për fitoren.

Gazetarët vlerësuan faktin që Valencia nuk e ndaloi lojën e saj pas pjesës së parë dhe epërsisë 3-0, më pas Gattuso i befasoi të gjithë me deklaratën e tij dhe u tha atyre se kjo ishte për shkak të një mësimi që mori 17 vjet më parë.

“Jam pak i zemëruar. E pësuam atë gol dhe humbëm disa raste të tjera të shkëlqyera.

Kishte edhe atë karton të kuq që mori Ilaix Moriba. Ne gjithmonë duhet të jemi gati për të dhënë më të mirën tonë për 100 minuta.

Asgjë nuk ka përfunduar pas 3-0. Kam humbur Champions League kur skuadra ime fitonte 3-0 kundër Liverpool-it dhe më pas pashë Shën Marian live”, tha Gatuzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat