Gattuso feston fitoren e dytë sezonale

Futboll

Gattuso feston fitoren e dytë sezonale

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 00:12
Gattuso feston fitoren e dytë sezonale

Valencia e pati si shëtitje takimin me Getafen në “Mestalla”, e cila mbyllte javën e katërt në La Liga.

Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso triumfoi me rezultatin e thellë 5-1, duke dhënë sinjale se diçka po ndryshon nën drejtimin e italianit, që e kishte nisur kampionatin me një fitore dhe dy humbje radhazi.

Praktikisht ndeshja u mbyll brenda çerek ore lojë, pasi për Valencian shënuan njëri pas tjetrit Lato, Lino dhe Castillejo. Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për miqtë, që realizuan edhe dy gola të tjerë me Nico dhe Duro.

Në të 78-tën, Alvarez Sosa shkurtoi diferencën në 5-1 dhe 10 minuta më vonë Moriba i Valencias u ndëshkua brenda pak minutash me dy kartonë të verdhë, duke lënë fushën para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat