Phoenix kryeson, Vëllaznimi për turp 

Futboll

Phoenix kryeson, Vëllaznimi për turp 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:59
Phoenix

Skuadra e Phoenix nga Banja po tregon lojëra dhe rezultate të mira në tre javët e para të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A.

Futbollistët e Phoenix-it e mposhtën me rezultat 3:1 Drenasin, duke iu falënderuar golave të Kone Kassoun (11’) e Abedin Merlakut (55’ e 76’).

Vëllaznimi i Gjakovës, skuadër me renome, është për turp sa i takon rezultateve në tri javët e para, tre ndeshje po aq humbje dhe janë në fund të renditjes. 

Ata pësuan humbje në udhëtim me rezultat 2:0 nga Feronikeli ’74.

Phoniex kryeson me 9,pasojnë Rahoveci 7, Feronikeli 4, Istogu 4, Drenasi 4, A&N 4, Trepça 4, Rilindja 2, Liria 2 dhe Vëllaznimi 0 pikë.

Java e tretë, Grupi A

Liria - Istogu 1:1
Phoniex - Drenasi 3:1
A&N - Trepça 0:0
Feronikeli ‘74 - Vëllaznimi 2:0
Rahoveci - Rilindja 1974 0:0
Në javën e ardhshme do të takohen: Trepça - Rahoveci, Rilindja 1974-Liria, Vëllaznimi - A&N, Drenasi - Istogu dhe Phoniex - Feronikeli 74.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat