Detajet e marrëveshjes me PSG-në

Futboll

Detajet e marrëveshjes me PSG-në

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:40
Mauro Icardi

Mauro Icardi është lënë jashtë grupit nga trajner Christophe Galtier dhe argjentinasi e di shumë mirë që nuk është në planet e PSG.

Sulmuesit nuk i shkon për shtat të qëndrojë pa luajtur dhe tashmë raportohet se kalimi në Turqi është më pranë se kurrë.

Galatasaray e ka bërë një ofertë te PSG dhe thuhet se do të paguajë 3 milionë nga paga e futbollistit argjentinas, ndërsa pjesën tjetër të pagës do e shlyejnë kampionët e Francës.

Kanë mbetur ende disa detaje që marrëveshja të mbyllet, për të shkuar më pas te vizitat mjekësorë, firma dhe zyrtarizimi. Mediat në Turqi dhe Itali shkruajnë se bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe është çështje kohe që Icardi të fluturojë drejt Stambollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat