Haaland thyen rekordet e para

Futboll

Haaland thyen rekordet e para

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:40
Haaland

Erling Haaland është një makineri golash dhe nën drejtimin e Pep Gaurdiolës te Manchester City, këto aftësi të tij të jashtëzakonshme dalin në pah edhe më shumë.

Kjo shihet nga starti i pabesueshëm që i ka bërë ai këtij kampionati, teksa ka shënuar 9 gola në 5 javët e para, një rekord i dyfishtë për Premier Ligën.

Askush nuk kishte shënuar kaq shumë në 5 ndeshjet e para në kampionatin anglez, me Serxhio Agueron dhe Mik Kuin që ishin ndalur te shifra 8. Shifër e kaluar sot nga norvegjezi i cili duket i pandalshëm dhe me ritme të tilla, do të vendosë rekorde mbresëlënëse në Premier Ligë.

Por jo vetëm kaq, që në vitin e tij të parë në Premier Ligë, ai theu rekordin për numrin e golave të shënuar në muajin gusht në total në këtë kampionat.

Rekordi me 8 gola në 26 ndeshje mbahej nga Herri Kejn, Haland iu deshën vetëm 5 të tilla për ta kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat