Braziliani do të marrë 200 mijë funte

Futboll

Braziliani do të marrë 200 mijë funte

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:50
Braziliani do të marrë 200 mijë funte

Antoni pritet të kalojë vizitat mjekësore me Mançester Junajtidin brenda 24 orëve për t’u bërë kështu transferimi i pestë i trajnerit Erik ten Hag në “Old Trafford”.

Me Ajaksin u arrit akordi për shifrën e 84 milionë funte (100 milionë euro), ndërsa sulmuesi brazilian e dërgon në 225 milionë sterlina shifrën e shpenzuar nga trajneri holandez në këtë merkato.

Në “Old Trafford” pritet të mbërrijë edhe portieri i Njukasëllit, Martin Dubravka. Erik ten Hag po kompleton kështu skuadrën e tij, ndërsa deri tani ka transferuar Tajrell Malacian (14.7 milionë paund), Kristian Eriksenin (parametër zero), Lisandro Martinezin (56.7), Kasemiron (70) dhe Antoni (84 milionë paund), që kanë kushtuar në total 225.4 milionë paund.

Sulmuesi 22-vjeçar pritet të përfitojë rreth 200 mijë paund në javë në “Old Trafford”.

Antoni është përcjellë me ironi nga trajneri i Ajaksit, Alfred Shrojder, i cili tha për “ESPN”: “Është shumë e trishtë që në këto kohë e gjithë rrota rrotullohet rreth parave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat