Ronaldo në Francë si kundërshtar i Messit?

Futboll

Ronaldo në Francë si kundërshtar i Messit?

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:58
Ronaldo në Francë si kundërshtar i Messit?

Cristiano Ronaldo ka qenë një nga emrat më të lakuar të kësaj merkato me mediat që këmbëngulin në dëshirën e portugezit për t’u ndryshuar ambient pasi Manchester United në këtë sezon nuk mund të luajë në Champions League.

Kështu, CR7 është konsideruar si një opsion për shumë klube, ndërsa së fundmi listës i është shtuar edhe Marseille në Ligue 1.

Megjithatë, për të shuar këtë fantazi verore ka menduar vetë presidenti i francezëve, Pablo Longoria i cili sipas Fabrizio Romanos, ka mbetur i zhgënjyer nga personat që kanë përhapur një lajm mbi transferimin e Ronaldos duke qenë se ai tashmë ka nisur një projekt të ri, i cili nuk përfshin transferimin e portugezit.

Në fokusin e presidentit është grupi dhe jo individët, ndërsa kërkon që në të ardhmen të promovojë sa më shumë futbollistë të rinj. Ndërkaq, edhe një nga drejtorët e Marseille, së fundmi është shprehur se zërat për transferimin e Ronaldos në Francë lidhet vetëm me gazetarët që kërkojnë të publikojnë lajme sensacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat