Arritjet e Rangersit në 10 vitet e fundit janë të jashtëzakonshme

Futboll

Arritjet e Rangersit në 10 vitet e fundit janë të jashtëzakonshme

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 11:18
Arritjet e Rangersit në 10 vitet e fundit janë të jashtëzakonshme

Ranges ka shënuar sot një sukses historik. Klubi skocez mposhti 0-1 PSV-në dhe siguron pas 12 vitesh një biletë për në grupet e Champions League-s.

Një mungesë e gjatë, që më në fund ka përfunduar. Por mbërritja në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm të Europës është vetëm qershia mbi tortë e një dekade të mbushur vetëm me suksese nga klubi nga Glasgoë.

Që prej vitit 2012 e deri më tani, sukseset kanë pasuar njëra-tjetrën. 10 vite më parë Rangersi gjendej në Ligën e Katërt të futbollit skocez, por në vitin 2016 siguron ngjitjen në elitë.

Gjatë kësaj periudhë, Rangersi ka fituar Ligën e Katërt, Ligën e Tretë dhe Ligën e dytë. Ndërkohë titullin kampion e fiton në vitin 2021, duke u bërë i pari trofe i Ligës së Parë që prej 10 viteve. Sa i përket arenës europiane, sukses nuk ka munguar as këtu.

Në vitin 2018 skocezët prekin grupet e Europa League-s, ndërsa këtë vit arriti të shkonte edhe deri në finalen e Europa League-s. Një dekadë e mbushur plot dëshirë dhe punë, e cila është përkthyer në arrritje dhe trofe për klubin e njohur skocez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat