Fiorentina dorëzohet për Bajramin

Futboll

Fiorentina dorëzohet për Bajramin

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 11:56
Fiorentina dorëzohet për Bajramin

Nedim Bajrami mbetet në merkato. Fantazisti i kombëtares shqiptare, është aktivizuar në 157 minuta në dy takimet e para në kampionat me Empolin. Fiorentina e ndiqte prej kohësh, por klubi nga Firence ka mbyllur akordin me Hellas Veronën në lidhje me Antonin Barak, i cili luan në qendër të mesfushës por bën edhe rolin e mesfushorit ofensiv.

Mbërritja e lojtarit të kombëtares çeke, ka ulur ndjeshëm shanset e Bajramit për t’u transferuar te Fiorentina, ndërkohë që 23-vjeçarin nga Tetova po e kërkon Sassuolo. Në stolin e ekipit është Alessio Dionisi, i cili drejtoi Empolin në periudhën gusht 2020-qershor 2021.

Ky i fundit e njeh mirë kualitetin e Bajramit, futbollist të cilin e vlerëson shumë. Dionisi kërkon një lojtar ofensiv pas largimit të Raspadorit te Napoli. Mbërritja e Bajramit pritet të sjellë edhe ndryshimin e rreshtimit në fushë të Sassuolos, me Dionisin të gatshëm të aplikojë skemën 4-2-3-1, aty ku lojtari shqiptar do të merrte rolin e numrit 10.

Në sezonin e parë në Serie A, Bajrami regjistroi 35 ndeshje me Empolin, 23 nga të cilat si titullar, teksa ia doli të shënonte gjashtë gola. Ai debutoi me kombëtaren shqiptare më 5 shtator të vitit 2021, në sfidën e fituar 1-0 ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”, duel i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Fanellën kuqezi e ka veshur shtatë herë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat