Llapi përforcohet me portierin Kolaj

Futboll

Llapi përforcohet me portierin Kolaj

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 19:46
Llapi përforcohet me portierin Kolaj

Llapi i Podujevës përforcohet edhe me një portier për edicionin e ri. 

Fituesi i Kupës së Kosovës, prezanton portierin Agron Kolaj. 

“Gardiani” i gjatë 194 cm në dy edicionet e fundit ishte pjesë e ekipit të Besës nga Peja

KF Llapi dhe portieri 21 vjeçar, Agron Kolaj kanë finalizuar me sukses të gjitha procedurat e regjistrimit dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për dy vitet e ardhshme.

Kolaj vjen si përforcim për portën tonë pas një eksperience dy vjeçare tek ekipi pejan, Besa, tek të cilët ishte pjesë e pa diskutueshme e përbërjes startuese.

Ekipi ynë dhe portieri perspektiv kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e kontratës dy vjeçare.

Kolaj është bashkuar me ekipin dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e shtabit teknik.

Transferimin e Kolajt e ka kërkuar tash e disa kohë trajneri Batatina, i cili i dëshiroj mirëseardhje numrit 12 të ri të skuadrës sonë. “Kampi veror për të rinjtë në kategoritë U12-U14.

Federata Atletike e Kosovës për pesë ditë me radhë është duke organizuar kampin veror për të rijnë U12 - U14 në Banjë të Pejës në këtë kamp janë duke marri pjesë mbi 27 atletë të klubeve nga trevat e ndryshme të Kosovës trajnerët e Federatës Atletike të Kosovës kanë hartuar një program profesional adekuat në bazë të moshës, me qëllim të ngritjes së performancës të atletëve që të ketë vlera edukative dhe sociale”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat