Interi në rrezik për të humbur titullarin

Futboll

Interi në rrezik për të humbur titullarin

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 16:33
Brozoviç

Marselo Brozoviç është një nga kolonat e këtij Interi dhe askush nuk e ka menduar një skuadër pa të, për më tepër që rëndësia e tij është konfirmuar sa herë që nuk ka qenë i pranishëm në fushë.

Asnjë ndeshje e fituar nga Interi sezonin e shkuar kur kroati nuk ishte në fushë, sollën më pas edhe rinovimin prej 6 milionë eurosh në sezon të 29-vjeçarit. P

or ndërsa zikaltrit po bëhen gati të nisin një tjetër sezon me Brozon në qendër, bomba ka ardhur nga Anglia. Ish-portieri i Lidsit, Pol Robinson, ka paralajmëruar Interin për atë që mund të jetë duke u gatuar në ishull.

“Janë ditët e fundit të merkatos dhe të gjithë e dimë që tani mund të bëhen goditjet e fundit. Në Angli skuadra që ka ndryshuar planet është Liverpuli, që pas dëmtimit të Tiago Alkantarës po kërkon një mesfushor të ri dhe unë i njoh tashmë planet e Jyrgen Klopit.

Mund t’ju them që Brozoviç është një ndër profilet më të pëlqyera për trajnerin dhe “Të kuqtë” po bëjnë sondazhe për të, ndaj nuk përjashtohet një goditje për zikaltrit”, u shpreh Robinson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat